Categories: Uncategorized

Telekomanda e cigaret bëhen ”mollë sherri”, çfarë ndodhi në Tiranë në këto ditë karantine

Një pult televizori është bërë mollë sherri në këto ditë kanrantine për një familje në Tiranë, aq sa kërkohet ndihma e policisë.

Apo ka dhe nga ato raste kur dikush tjetër që kërkon cigare dhe alkool dhe nga nervat thyen dyqanin e mbyllur. Të dyja këto kanë ndodhur në Tiranë.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës “Si”, e cila u interesua pranë policisë për natyrën e denoncimeve dhe kërkesave për ndihmë, rasti më tipik është ai mes një çifti, të cilët janë përplasur pasi vajza e vogël ka thyer pultin e televizorit; temperaturat e grindjes janë ngritur dhe më pas është kërkuar ndihma e policisë, pasi bashkëshorti ka humbur kontrollin.

Denoncuesja rezulton të ketë qenë edhe më herët e martuar dhe nga kjo martesë, ka një vajzë të vogël. 33-vjeçarja nga Peqini është martuar sërisht me shtetasin U.T. në Kamëz. Jeta në çift nuk ka pasur probleme deri në karantinimin për shkak të Covid-19.

“Jetoj në rrugën “Neë York” në Kamëz – tha gruaja në policinë e Kamzës. – Punoj në një fasoneri prodhim këpucësh. Jetojmë me qera dhe së fundmi punoja dhe me orare të zgjatura. Si fillim sherret nisën se u ngushtuam ekonomikisht”.

Gruaja rrëfeu në polici se më 10 prill ajo u kthye vonë nga puna dhe kishte parë që i shoqi kishte pirë. “Madje fillloi dhe bërtiste dhe thoshte nuk e duroj dot vajzën tënde, nuk dua ta mbajmë ne këtu. Kur e pyeta se çfarë kishte ndodhur, më tregoi se ishte mërzitur nga ime bijë, pasi duke luajtur, ajo kishte thyer pultin e televizorit”, thotë gruaja që i konsideron nervat e bashkëshortit si qesharake dhe të pajustifikuara.

Sipas saj – shton burimi policor, i shoqi kishte ndryshuar ditët e fundit nga mungesa e punës dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

“Ai filloi të më shajë edhe mua të më quajë lavire madje, më tha zhduku”, shton gruaja, e cila ka firmosur denoncimin për dhunën e pashpjegueshme përpara oficeres së policisë V.P.

Por se sa e ka rënduar gjendjen psikologjike të disave kjo pandemi, prisni dhe dëgjoni rastin tjetër.

E.C. nga Burreli u shoqërua në komisariatin numër 3 të kryeqytetit për akuzën e shkatërrimit të pronës dhe jo pak, por të pesë autoveturave. 30-vjeçari është pyetur gjerë e gjatë nga agjentët dhe përgjigjjet e tij janë dhënë nën efektin e alkolit. Pasi kanë pritur t’i dalë rakia, agjentët e kanë marrë sërisht në pyetje, pasi dyshonin që mund të kishte ndonjë konflikt të hershëm.

Por asnjëri nga këto dyshime nuk u provua. Një nga agjentët që e ka marrë pyetje tregon për Gazetën “Si” se E.C. pasi ka konsumuar alkool në banesë, ka dalë për të blerë cigare në rrugën “Androkli Kostallari”. Pasi ka kërkuar gjithandej dhe kudo ka parë dyqane të mbyllura, nervat e kanë lënë.

“Ne pamë një djalë që bërtiste dhe shante për Covidin dhe shante me fjalor ofendues”, tregoi në polici një banor që ka përshkruar se si më pas i riu i acaruar ka qëlluar me grushte makina të ndryshme të parkuara në lagje. Siç rezultoi më pas, kur në vendngjarje mbërritën patrullat, i riu për të shfryrë nervat kishte dëmtuar pesë automjete.

“Pasi shau qytetarët që e shikonin të habitur, 30-vjecari ka thyer pasqyrat e pesë automjeteve”, tregon për “Si” njëri nga agjentët që këqyri dhe mbajti procesverbal të konfliktit mes një njeriu dhe pesë automjeteve.

Çfarë deklaroi i dehuri?

Pasi i ka dalë rakia e shtëpisë, i shoqëruari në komisariat ka pranuar gjithçka. “Isha i dehur, nuk kam konflikte me askënd. Nuk di se si ndodhi, humba qetësinë dhe po bërtisja, por dikush më tha mos e ngri zërin mos bërtit, atëherë fillova të thyeja çdo gjë”, është rrëfyer ai.

Policia deklaron se mori deklaratat e secilit prej pronarëve të mjeteve të dëmtuara, të cilët konfirmuan se nuk kishin asnjë njohje me të shoqëruarin dhe asnjë konflikt me të. Në këto rrethana 30-vjeçari nga Burreli me banim në Tiranë, do të hetohet në gjendje të lirë për shkatërrim prone.

të fundit

Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve, çmimet pritet të rriten ndjeshëm pas hyrjes në BE!

Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimin e detyrueshëm do të rritet në 6.45 milionë euro për ngjarje…

10 minutes ago

Tragjedi në Kinë/ Raportohet për 82 viktima nga shpërthimi në minierën e qymyrgurit, dhjetëra të bllokuar nën tokë

Një shpërthim gazi në minierën e qymyrgurit Liushenyu në qytetin Changzhi, në veri të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e të…

15 minutes ago

Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

Ivanka Trump, dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit…

53 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

1 hour ago

Të dashuruarit do kenë energjinë e duhur, situata delikate do marrë fund, zbuloni surprizat e yjeve

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me…

1 hour ago