Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në Shkodër është zbardhur ditën e sotme nga Policia.
Të shtënat me armë tronditën qytetin verior ndërkohë që janë shpallur në kërkim autorët.
Zbardhet ngjarja e ndodhur dje, më datë 12.02.2020.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar.
Gjendet nga polumbarët, në lumin Buna, arma me të cilën autorët qëlluan në ajër.
Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, me datë 12.02.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. /albeu.com/
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…