Categories: Uncategorized

Të shtënat që shkundën Korçën, si u konfliktuan dy vëllezërit me një person tjetër

Korça u trondit ditën e sotme nga të shtënat me armë ndërkohë që Policia ka nxjerrë detaje të reja.

Sipas informacioneve raportohet se dy vëllezër janë zënë me një person për motive të dobëta.

Një nga vëllezërit ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas ka hedhur pistoletën duke u larguar.

Policia ka shoqëruar personin që ishte përfshirë në konflikt.

“Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

të fundit

Igli Tare i surprizon të gjithë, projekton lëvizjen e madhe për Milanin në merkato

Leon Goretzka, është në radarin e Milanit. Kjo është lëvizja surprizë e Igli Tares, që është i gatshëm të futet…

28 minutes ago

Kompania për 140 milionë u krijua: Smart City, kontrata pa garë dhe borxhi që kthehet në Abu Dhabi

Ndërsa debati publik për projektin “Smart City” mbetet i ndezur, kompania që do të përfitojë 140 milionë dollarë nga xhepat…

35 minutes ago

Alba habit banorët me deklarata të forta dashurie: Ose me Limin, ose vetëm… (VIDEO)

Ndonëse rrugëtimi në një format të tillë shpesh sjell njohje të reja, Alba ka bërë të qartë se zemra e…

45 minutes ago

Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme

Ditën e sotme, sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha…

1 hour ago

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të…

2 hours ago

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa…

2 hours ago