Një person në Kamzë është shoqëruar për në Gjykatën e Tiranës pasi akuzohet për dhunë në familje.
Siç njoftoi policia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e Ronald Kryemadhit, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
None found
Por, në momentin që efektivët e policisë kanë hyrë në banesë, Kryemadhi raportohet të ketë nxjerrë një armë zjarri dhe ka kanosur punonjësit e policisë për vrasje nëse do të afroheshin. Më pas ai është mbyllur në banesë.
Duke folur për ngjarjen, drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj u shpreh:
“Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është besimtar. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENE-as. Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë.”
Pasi u rrethua në banesë, Kryemadhi është vetëdorëzuar.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…