Categories: Uncategorized

Të riatdhesuarit do të karantinohen në hotel, dy rastet që bëjnë përjashtim

Ministrja e Infrastukturës dhe Transportit, Belinda Balluku njoftoi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” në lidhje me procesin e riatdhesimit për shqiptarët në shtete të ndryshme të botës.

Ministrja tha se çdo qytetar shqiptar që do të hyjë në territorin shqiptar do të karantinohet për 2 javë në një hotel me përjashtim të dy rasteve kur janë të sëmurë ose kur janë minorenë.

Të lidhura

None found

“Çdo qytetar që është në kushte të mira shëndetësore do të karantinohet. Por ka dy raste përjashtimore nëse ka një diagnozë mjeksore që nuk e lejon të karantinohet në hotel dhe atëherë do të shkojë në shtëpi dhe do të karantinohet e gjithë familja për 14 ditë. Rasti tjetër janë minorenët. Ata do të dërgohen në shtëpi dhe e gjithë familja do të karantinohet për 14 ditë”, tha ministrja.

Balluku tha se aktualisht rastet problematike janë 55 shtetasit shqiptarë në Arabinë Saudite, pasi nuk po gjendet një zgjidhje për t’i afruar diku këta shtetas.

Ajo shtoi gjithashtu se janë 35 punonjës shqiptarë në Katar që kanë ngecur dhe kadetët në Turqi për të cilët po punohet për t’i afruar.

Sa i përket shqiptarëve në vendet nordike ministrja tha se ata do të riatdhesohen si pjesë e një pakete të përbashkët që po përgatitet.

“Vendet nordike janë duke u analizuar si paketë. Suedia së bashku me Norvegjinë dhe Finalnën. Kjo është dicka që do të zgjidhet në grup”, tha Balluku.

Ministrja Balluku njoftoi se të gjithë shqiptarët në botë që kërkojnë të rikthehen duhet të shikojnë ku e kanë pikën më të afërt të udhëtimit me aeroportet nga do të kryehen fluturimet e riatdhesimit.

të fundit

We don’t feel safe at all” – Woman describes threats against her and her children after ex-husband killed her two brothers

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

8 seconds ago

Politico: Five developments Trump’s midterm election defeat could bring for Europe

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

23 seconds ago

Democrats secure both chambers of US Congress as vote counting continues

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

37 seconds ago

Fatal crash in Durrës: 48-year-old passenger killed, driver flees the scene

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

52 seconds ago

Shteti nuk e mbrojti: Femicidi që tronditi Kosovën

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

1 minute ago

VIDEO/ Students reject Rama and demand his resignation; he renews call for dialogue, brings stone table outside prime minister’s office

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

1 minute ago