Categories: Uncategorized

Të punësuarit në shtet shpenzojnë internetin për të parë filma e dëgjuar muzikë

Të punësuarit në shtet bëjnë pesë muaj në vit pushime, ndërsa kohën e punës në zyrë e përdorin masivisht për të lundruar në internet. Gjatë orarit të punës, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka nxjerrë në pah se punonjësit e administratës publike e përdorin pa efektivitet shërbimin e internetit.

Ata e shpenzojnë kohën e qëndrimit në institucionet shtetërore për të parë filma, rrjetet sociale, për të dëgjuar muzikë, radio apo për shkarkim dhe lojëra, veç përdorimit për të bërë update sistemeve operative të Microsoft.

Nga analizimi i të dhënave për vitin 2019 në Ministritë e Drejtësisë, të Kulturës dhe Bujqësisë e në Bashkitë e Korçës, Fierit, Vlorës dhe Lezhës si dhe në agjenci të ndryshme rezulton se rreth 15% e internetit shkon për argëtim virtual.

Pavarësisht se buxhetit të shtetit i kushton, për shërbimin e internetit në institucionet publike, një vlerë rreth 190 mln (188,887,230) lekë pa TVSH, grupi i auditimit ka konstatuar se mungesa e akteve rregullatore mbi përcaktimin e nevojave dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit, ka sjellë përdorimin pa ekonomicitet të fondeve, si dhe aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre.

Gjetje tjetër e KLSH-së është se përdorimi i internetit nuk monitorohet si dhe nuk bllokohen apo kufizohen faqe që s’janë të nevojshme për t’u hapur gjatë orarit zyrtar të punës. Gjithashtu, raporti konstaton se Agjencia Kombëtare Shtetërore e Informacionit nuk disponon mekanizma për verifikimin dhe marrjen e masave në kohë reale mbi sulmet kibernetike. /Top Channel

të fundit

Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie…

19 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

35 minutes ago

Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.…

52 minutes ago

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

8 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

9 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

9 hours ago