Categories: Uncategorized

Të lidhur me krimin, SPAK kërkon sekuestron e 8 pronave në Shkodër

SPAK ka kërkuar sekuestron e 8 pronave dhe bëhet fjalë për banesa, toka dhe automjete në Shkodër.

Kërkesa është bërë për një banesë tre katëshe; banesë 2 katëshe; banesë 2 katëshe plus papafingo; një automjet tip Mercedez Benz, prodhim i vitit 2012; një automjet tip BMW i blinduar; një banesë dy kate plus njësi shërbimi; tokë are me sipërfaqe 1541 m2 në Shkodër; truall me sipërfaqe 350 m2.

Gjithashtu, nga data 7 shkurt deri më 20 shkurt, OFL ka dorëzuar 24 kërkesa në SPAK për vlerësim sekuestro për pasuri të ndryshme.

Njoftimi i SPAK:

“Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër) Banesë 2 (dy) kate (Shkodër) Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër) Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012. Automjet tip “BMW”, i blinduar. Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër) Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër) Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre”.

të fundit

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

12 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

28 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

34 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

55 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

1 hour ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

2 hours ago