Categories: Uncategorized

Të dhënat e fundit: Shqipëria është vendi më i varfër në Europë

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

Të lidhura

None found

Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

Në BE, më e varfra është Bullgaria

Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së, shkruan “Monitor”.

AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së.

të fundit

Chair Municipality: The commission for damage from disasters was established in May by a decision of the Municipal Council

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një…

2 minutes ago

EU reiterates disappointment over Serbia’s lack of action in the Banjska case

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në…

2 minutes ago

Heavy influx from Kosovo toward the coast, over 11,000 entries into Albania within 4 hours

Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra…

3 minutes ago

Kosovo should decide based on its own interests on the American gas project, Serwer says

Çështja e projektit për gazin amerikan në Kosovë duhet të trajtohet me kujdes, duke u bazuar në interesat strategjike të…

3 minutes ago

Weather forecast for the weekend and next week: Clear skies and high temperatures across the country

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën…

4 minutes ago

Flames engulf a vehicle scrapyard in Kamëz, black smoke covers the area

Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme. Zona është përfshirë…

5 minutes ago