Categories: Uncategorized

Të ardhura personale mbi 2 milionë lekë? Deri në këtë afat kur duhet të bëni deklarimin

Fundi i prillit është afati i fundit zyrtar për të gjithë individët, të cilët bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave).

Por, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Ministria e Financave e ka shtyrë këtë afat për deklarimet e vitit 2019.

Sipas Aktit Normativ për Ligjin e të ardhurave, afati i ri, vetëm për të ardhurat e vitit 2019 është 31 korriku.

“Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 31 korrik 2020.”, thuhet në Aktin Normativ, të publikuar sot.

Kush duhet të deklarojë të ardhurat

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Në vitin 2019 dorëzuan deklarata për të ardhurta mbi 2 milionë lekë të gjeneruar në 2018-n rreth 9 mijë persona, me rritje prej 13% në raport me vitin e mëparshëm, ndonëse në raport me totalin e të punësuarve në sektorin privat e shtetëror (rreth 650 mijë) numri është i papërfillshëm. Monitor

të fundit

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar,…

10 minutes ago

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA/ Ja cilat kategori përfitojnë

Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do…

27 minutes ago

Sylvinho: E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm, tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Mbrëmjen e djeshme, pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026, tekniku i Shqipërisë, Sylvinho dha mendimin…

39 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.7…

1 hour ago

Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë (VIDEO)

Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Serbisë dhe…

1 hour ago

Parashikimi i motit 10 Shtator 2025, temperatura deri në 36°C

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet…

2 hours ago