Categories: Uncategorized

Takimi i qeverive Kosovë-Shqipëri, paralajmërohet nënshkrimi i tri marrëveshjeve të mëdha

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja, e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë për Ekonomia Online, se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.

“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit”.

“Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës”. “Janë tri marrëveshje më të mëdha do t’i quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë ajo për Ekonomia Onlie.

Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.

Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.

Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Kjo mbledhje ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, e kishin cilësuar historike këtë mbledhje.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago