Categories: Uncategorized

Ta marrim vesh njëherë e mirë, mbrojnë apo jo maskat?

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.

Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Maskat kirurgjikale

Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t’i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.

Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.

Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.

Maskat FFP

Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.

Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.

Jo vetem maskat FFP-3

Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre./DW

të fundit

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

10 minutes ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

34 minutes ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

54 minutes ago

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll…

1 hour ago

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh…

1 hour ago

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan…

1 hour ago