Categories: Uncategorized

Surpriza, si do ta zbatojë këtë vit distancimin social Markata e lodrave në QTU

Edhe këtë qershor, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, QTU rikthen Markaten e Lodrave, gjatë të gjithë muajit! Nën moton “Fëmijët për fëmijët”, do të jenë vetë vogëlushët ata që do të shesin dhe do të blejnë lodrat me njëri-tjetrin!

Si çdo vit, qëllimi i këtij aktiviteti është argëtimi i fëmijëve dhe zgjimi i shpirtit të sipërmarrjes që në moshë të re. Duke marrë në konsidetatë ndodhitë e fundit nëpër botë, QTU ka vendosur që për arsye sigurie, këtë vit të zhvillojë aktivitetin e Markatës së Lodrave online.

Të lidhura

None found

Kjo do të thotë se çdo fëmijë do të ketë mundësinë të regjistrohet nëpërmjet formularit që do të gjejë në qtu.al dhe më pas do të kontaktohet nga stafi i QTU për të marrë udhëzimet mbi pjesëmarrjen në faqen e shitjeve oline me lodrat e tyre.

Pjesë e kësaj nisme mund të bëhen të gjithë fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga të rritur që janë përfaqësues ligjorë, ndërkohë që pjesëmarrja është falas.

Secilit fëmijë do ti dedikohet një hapësirë shitjeje në webin e QTU, ku do të ketë mundësinë të ekspozojë të gjithë lodrat që dëshiron. QTU do të kujdeset për të fotografuar lodrat e aplikantëve si dhe për të përcjellë mesazhet që fëmijët dëshirojnë të japin te bashkëmoshatarët e tjerë nëpërmjet qtu.al.

Duke qenë se shitja do të ofrohet kundrejt çmimeve simbolike, “Markata e Lodrave” është një mundësi shumë e mirë edhe për ata fëmijë që duan të blejnë lodra në gjendje shumë të mirë me çmime tepër të favorshme.

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website-n qtu.al dhe në mediat sociale në Facebook: QTU dhe instagram: qtu_qendratregtareunivers.

Qendra Tregtare Univers fton të gjithë fëmijët të aplikojnë në qtu.al, duke filluar nga data 1 qershor. QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grup që ka një shtrirje rajonale dhe më gjerë në Evropën Qendrore, i pranishëm konkretisht në 7 shtete të ndryshme.

të fundit

Përcaktohen datat dhe oraret e gjashtë javëve të ardhshme në Kategorinë e Parë, spikasin Bylis–Pogradeci dhe derbi i Vlorës

Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…

9 seconds ago

“Parlamenti i krimit”, protestuesit marshojnë para godinës së Kuvendit

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

3 minutes ago

Government approves changes to North Macedonia’s 2026 budget

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

4 minutes ago

Caught driving at 203 km/h on the Skopje–Sveti Nikole highway, driver faces legal action

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Citizens: Election of the president brought political stability

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…

5 minutes ago

Dux congratulates President Shiroka-Pula and expresses readiness to cooperate

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…

6 minutes ago