Nje operacion i madh koduar “Tërnova” eshte zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat dhe ne perfundim te tij jane sekuestruar arme zjarri, municuion luftarak dhe lende narkotike.
Policia e Shtetit, teksa jep detajet e operacionit ben me dije se ka vene ne pranga 3 persona, nderkohe qe ka proceduar penalisht 4 te tjere.
Njoftimi
Në zbatim të plan-operacionit të bërë nga DVP Dibër janë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Tërnova”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.
Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Po në vijim të plan-operacionit, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të krimeve mjedisore dhe janë proceduar penalisht shtetasit:
V. B., E. J., pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
I. D., A. Z., pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…