Një studim i ri i realizuar nga Instituti prestigjoz i Teknologjisë në Massachusetts, MIT, doli në përfundimin se stërkalat që dalin me kollën dhe tështimën, në temperatura të lagështa dhe të ngrohta, mund të udhëtojnë me shpejtësi që mbërrijnë 10-30 metra për sekondë dhe mund të krijojnë një re me përmasa shtatë deri në tetë metra.
Studiuesit gjithashtu paralajmëruan se stërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër për orë të tëra, duke ndjekur lëvizjen e ajrit që shkaktojnë sistemet e ftohjes dhe ngrohjes.
Pjesëza të virusit janë gjetur në sistemet e ventilimit të dhomave të pacientëve me koronavirus dhe ekipi i studiuesve të MIT beson se këto pjesëza kanë dalë jashtë në formën e reve.
Zyrtarisht, deri tani, njerëzit janë këshilluar të ruajnë një distancë prej 1.5m deri në 2 metra nga të tjerët kur janë duke pritur në radhë.
Për të shmangur përhapjen e virusit sidomos në supermarketet që vazhdojnë të jenë mjaft të frekuentuara, këshillohet përveç distancës, edhe që të bëhet pazar vetëm e jo në grup, të kufizohemi tek artikujt më të nevojshëm dhe sa më shumë që të jetë e mundur, të përdoren blerjet online.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky…
Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të…
Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do…
Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…