Prekja nga koronavirusi sot shënoi shifra edhe më të larta në të gjithë botën. U regjistruan 10470 të infektuar të rinj deri në orën 22.15 të së premtes 13 mars 2020.
Vetëm sot humbën jetën 470 njerëz duke e çuar në 5408 numrin e përgjithshëm.
Në total ka shkuar në 145026 numri i të prekurve. Raportohet se 70920 vetë janë shëruar. Në luftë për jetën janë 5990 vetë. Kursr në gjendje më pak serioze janë 62708 njerëz.
Virusi ka përfshirë sot 137 shtete të botës.
Italia sot shtoi me 2547, rastet e reja të infektimi me koronavirus dhe numri total shkoi në 17660. Sakaq 250 vetë humbën jetën 24 orët e fundit duke shkuar në 1266 numri i jetëve të humbura. Të shëruar në Itali raportohen 1439 njerëz.
Kosova sot raportoi 2 raste me koronavirus. Mali i Zi nuk raporton raste. Turqia e cila për shumë ditë kishte një rast të vetëm sot ka gjithsej 5 raste.
Greqia numëron 73 raste të reja duke arritur në 190 të prekur me një të vdekur.
Kina raportoi 22 të prekur dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit.
Irani pati 1289 raste të reja dhe 85 të vdekur në një ditë.
Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31…
Sot, më 28 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86 lekë dhe shitet me 87.1 lekë. Euro, blihet me 97.8…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, do të diktojnë në mot të kthjellët…
Dashi Jeta ne çift do ketë përmirësime gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe se me pare me atë…
Igli Tare është zyrtarisht drejtori sportiv i Milanit, duke shënuar kështu një tjetër arritje të rëndësishme, në mos më të…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK që e ka marrë zyrtarisht…