Categories: Uncategorized

“Sqarime për maskarenjtë”, vjen reagimi nga opozita pas “pazarit” të Hajdarit e Murrizit me Ramën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare, se do të kalojë ndryshimet Kushtetuese.

E gjithë kjo ka shkaktuar një ngërç në situatën politike në vend, teksa opozita mesa duket ka vendosur mos marrë pjesë në takimin e planifikuar për sot.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së dhe njëherësh përfaqësues i saj në Këshillin Politik, thotë se ndryshe nga sa thotë Rama opozita jashtë parlamentit nuk ka marrë asgjë në shkëmbim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Vasili thotë se Rama kërkon me çdo kusht izolimin e Shqipërisë, dhe se Edi Rama gënjen hapur për listat e hapura, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Reagimi i plotë
Ca sqarime per maskarenjte, qe duan izolimin me cdo kusht te Shqiperise! Edi Rama me disa apendikse politike duan te ndryshojne Kushtetuten sepse sipas tyre te gjithe ne Keshillin Politik duhet merrkan diçka.

Keshilli politik nuk eshte pazari i gjese se gjalle ku cdo njeri rremben diçka. Puna e keshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, qe lidhen me ato rilindja ka bere ne dem te zgjedhjeve dhe per fajin e saj. Opozita shqiptare as ka kerkuar dhe as ka marre gje ne Keshillin Politik.

Opozita ka diskutuar e dhene mendim per permirsimin e propozimeve te ardhura nga ekspertet qe pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dakordesia e 5 qershorit prodhoi nje Kod Zgjedhor me ndryshime per te siguruar zgjedhje normale.

5 qershori kerkoi 6 muaj kohe dhe ekspertize vendase dhe nderkombetare. Edi Rama kerkon sot te ndryshoje Kushtetuten per 6 dite. Edi Rama nuk po hap listat kjo eshte genjeshter e paturp. Listat jane te mbyllura per fituesit dhe te hapura per humbesit.

Pra 1/3 e listes eshte e mbyllur ajo qe do dhe vendos kryetari i partise, per pjesen tjeter i thone popullit: zgjidh ke te duash, por ai apo ajo ne parlament nuk do te shkoje.

Edi Rama ka vetem nje qellim: qe te heqe koalicionet vetem per nje arsye sepse eshte i humbur 100%. Pra duhet te shqyhet Kushtetuta vetem se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet. Pra ky i lemerisur nga humbja shkel te drejta te medha kushtetuese dhe demokratike ne emer te genjeshtres, qe populli te zgjedhe fantazma qe nuk fitojne.

Edi Rama qe gjoja flet ne emer te popullit eshte pikerisht ai qe i vjedh voten popullit dhe kete tashme e di gjithe bota. Edi Rama dhe apendikset e tij jane bashkehajdute dhe shperdorues te votes se popullit. Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevoje per suflere te kriminalizuar si keta.

Keta maskarenj per ca leke dhe per ca vende pune duan te izolojne Shqiperine dhe ta pengojne me cdo kusht qe ajo te integrohet ne Europe. Sot perballe shqiptareve jane armiqte e integrimit. Te izolojme sot me cdo kusht e mjet keta armiq te integrimit, qe duan izolimin dhe mjerimin eshqiptareve.

të fundit

Turqia ndalon mbi 200 të dyshuar para samitit të NATO-s në Ankara, nën hetim për lidhje me organizata terroriste

Më shumë se 200 persona janë arrestuar nga policia turke, e cila njoftoi të martën se të ndaluarit dyshohen për…

10 minutes ago

Veteranët e UÇK reagojnë për protestat në Tiranë: Përdorimi i simboleve tona për politikë cenon dinjitetin e luftës

Në ditën e 23-të të protestave në Tiranë, u përdorën edhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i Organizatës…

14 minutes ago

Illegal cigarette trade in the EU exceeds 10% for the first time since 2014

Një studim i ri që analizon vëllimin e tregtisë ilegale të cigareve në Bashkimin Evropian (BE) tregon se konsumi i…

14 minutes ago

Mirlind Behluli Comes to the Defense of Albanians in North Macedonia: They Have Fought and Sacrificed Themselves for the Nation

Gazetari nga Kosova, Mirlind Behluli, ka reaguar ndaj komenteve dhe kritikave që ditëve të fundit janë adresuar nga disa analistë…

15 minutes ago

Professor Aleksandër Spasov: Bulgaria may demand renunciation of Macedonian citizenship, but the decision is not implemented automatically

Çfarë do të ndodhte nëse Bullgaria kërkon nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë pasaporta bullgare të heqin dorë…

16 minutes ago

Revoltat e qytetarëve/ Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët!

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, avokati i njohur Spartak Ngjela, ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, teksa vendi po…

16 minutes ago