Categories: Uncategorized

“Sqarime për maskarenjtë”, vjen reagimi nga opozita pas “pazarit” të Hajdarit e Murrizit me Ramën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare, se do të kalojë ndryshimet Kushtetuese.

E gjithë kjo ka shkaktuar një ngërç në situatën politike në vend, teksa opozita mesa duket ka vendosur mos marrë pjesë në takimin e planifikuar për sot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së dhe njëherësh përfaqësues i saj në Këshillin Politik, thotë se ndryshe nga sa thotë Rama opozita jashtë parlamentit nuk ka marrë asgjë në shkëmbim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Vasili thotë se Rama kërkon me çdo kusht izolimin e Shqipërisë, dhe se Edi Rama gënjen hapur për listat e hapura, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Reagimi i plotë
Ca sqarime per maskarenjte, qe duan izolimin me cdo kusht te Shqiperise! Edi Rama me disa apendikse politike duan te ndryshojne Kushtetuten sepse sipas tyre te gjithe ne Keshillin Politik duhet merrkan diçka.

Keshilli politik nuk eshte pazari i gjese se gjalle ku cdo njeri rremben diçka. Puna e keshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, qe lidhen me ato rilindja ka bere ne dem te zgjedhjeve dhe per fajin e saj. Opozita shqiptare as ka kerkuar dhe as ka marre gje ne Keshillin Politik.

Opozita ka diskutuar e dhene mendim per permirsimin e propozimeve te ardhura nga ekspertet qe pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dakordesia e 5 qershorit prodhoi nje Kod Zgjedhor me ndryshime per te siguruar zgjedhje normale.

5 qershori kerkoi 6 muaj kohe dhe ekspertize vendase dhe nderkombetare. Edi Rama kerkon sot te ndryshoje Kushtetuten per 6 dite. Edi Rama nuk po hap listat kjo eshte genjeshter e paturp. Listat jane te mbyllura per fituesit dhe te hapura per humbesit.

Pra 1/3 e listes eshte e mbyllur ajo qe do dhe vendos kryetari i partise, per pjesen tjeter i thone popullit: zgjidh ke te duash, por ai apo ajo ne parlament nuk do te shkoje.

Edi Rama ka vetem nje qellim: qe te heqe koalicionet vetem per nje arsye sepse eshte i humbur 100%. Pra duhet te shqyhet Kushtetuta vetem se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet. Pra ky i lemerisur nga humbja shkel te drejta te medha kushtetuese dhe demokratike ne emer te genjeshtres, qe populli te zgjedhe fantazma qe nuk fitojne.

Edi Rama qe gjoja flet ne emer te popullit eshte pikerisht ai qe i vjedh voten popullit dhe kete tashme e di gjithe bota. Edi Rama dhe apendikset e tij jane bashkehajdute dhe shperdorues te votes se popullit. Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevoje per suflere te kriminalizuar si keta.

Keta maskarenj per ca leke dhe per ca vende pune duan te izolojne Shqiperine dhe ta pengojne me cdo kusht qe ajo te integrohet ne Europe. Sot perballe shqiptareve jane armiqte e integrimit. Te izolojme sot me cdo kusht e mjet keta armiq te integrimit, qe duan izolimin dhe mjerimin eshqiptareve.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago