Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie i cili dyshohet se ka ndihmuar personat e tjerë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan shtetasit E. D., punonjës policie si dhe tre persona të tjerë me inicialet Q. Xh., I. B., dhe B. M. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Katër personat e arrestuar, sëbashku me 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/ Finalizohet operacioni i koduar “Zall Bastari”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Ekzekutohen 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me SHÇBA, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imitësishëm të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një hetimi disamujor, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zall Bastari”.
Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht: E.D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.
Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…