Categories: Uncategorized

“Spitali e ndryshoi totalisht”, flet mikesha e 29 vjeçarit që u hodh nga Sanatoriumi

Xhino Koça, 29-vjeçari me portretin e qeshur, nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi 29-vjeçarin mbeten mister, për shkak se edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi” u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

Në një intervistë për “abcnews.al”, mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau tregon për një Xhino ndryshe nga ai që u përfytyrua pas lajmeve për vetëvrasjen e tij.

Ajo shprehet se Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete. Por përgjatë ditëve të fundit ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.

Sipas saj, sjellja e tij kohët e fundit mund të lidhet edhe me ankthin se nuk mbushej dot me frymë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se 29-vjeçari ishte shtruar në spital që prej të shtunës së kaluar, ndërsa testin për Covid-19, e kishte kryer edhe nëna e tij, e cila fatmirësisht kishte rezultuar negative.

Çfarë natyre ishte Xhino?

Mikesha e tij: Unë kam qenë kolege në disa punë me Xhinon dhe shokë ndër vite. Dhe kurrë nuk ma ka dhënë përshtypjen e një njeriu me probleme dhe as me depresion apo luhatje humori siç po përshkruhet në disa artikuj. Përkundrazi ishte shumë solar dhe gjithmonë me energji pozitive dhe ndonjë shaka për të hedh.

Keni vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e tij?

Thonë që dy ditët e fundit kishte ndryshuar. Nuk po kthente më mesazhe apo nuk po shkruante më aq gjatë sa zakonisht. Xhino mbahej për mesazhe të gjata, ishte më i miri dhe në e-maile dhe nuk përtonte të shkruante. Por dy ditët e fundit ishte mbyllur në vetvete, kishte gjendje ankthi sepse nuk mbushej dot me frymë dhe kishte kapur frika në spital.

Si ka qenë biseda e fundit me të?

Jo unë javës së fundit nuk kam folur në fakt. Për herë të fundit kemi folur në fillim të gushtit dhe ishte mirë. Fol e qesh.

Kur ishte shtruar në spital?

Të shtunën ishte shtruar. Akoma nuk kishte mbushur javën. Por ai spitali e ndryshoi totalisht.

A kishte simptoma të rënda të Covid-19?

Jo por merrte oksigjen sepse nuk mbushej dot me frymë. Nuk kam folur që të kem vënë re diçka. Por dje kishte folur me njerëz të ndryshëm. Ama Xhino nuk ishte as tipi depresiv, as që bënte diçka të tillë. Prandaj nuk arrij ta besoj dot.

Po familjarët e tij a ishin testuar nëse ishin bartës të koronavirusit?

Mami i tij ishte testuar dhe kishte dalë negative. Për të tjerët nuk kam dijeni.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago