Nga Enkel Demi:
Duhej që SPAK-u të dilte në pah. Zgjedhjet e reja po afrojnë. Qeveria duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutë që montojnë diktaturën, por kjo duhet shitur ndryshe. Ata të Rrugës së Elbasanit duhet të koen si peshq, fiks si i trajton Edi Rama.
None found
Ashtu si dhe Propaganda e Rilindjes na mëson, edhe SPAK-u përdori numrat që të krijonte idenë se ky korife i Reformës në Drejtësi e kap lepurin me qerre.
Plot 22 fletë-arreste na treguan që zgjedhjet në Durrës nuk i ka vjedhur Gjushi me banditët e tij, por komisionerët e opozitës, të cilët ia kanë hedhur Rilindjes në kuti që ta njollosin.
Gjithsesi, zonja Kim nxitoi të na thotë për të dhjetën herë këtë javë se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot askush. Kaq e vërtetë ishte kjo devizë, sa mësuam që nuk e ndalte dot as vdekja. Dy nga komisionerët që do i arrestonte SPAK-u kanë vdekur të gjorët, por kjo nuk i shpëton dot as në botën e përtejme, ku zonja Kim ka ndikim përtej portave të Shën Pjetrit.
Natyrisht, zoti Arben Kraja, ndoshta i fundmi gjyqtar aktiv që ka dënuar në kohën e xhaxhit, përdori për justifikim sërish metodologjinë e Propagandës rilindase; rrenën.
Ai në një intervistë për kolegun Roland Qafoku shpalli se gjendja civile nuk i ka hequr emrat e komisionerëve nga listat e tyre.
Këtu na dalin ca halle të tjera si gurë dominoje.
E para, SPAK-u ynë është kaq i zoti sa do kapë mafiozë, kriminelë, politikanë të lartë të korruptuar, por ka informacion vetëm nga e-albania.
E dyta, gratë e komisionerëve thonë që ata kanë vdekur në vitin 2018 dhe janë hequr nga lista e gjendjes civile pas 10 ditëve. (Me gjasë nuk të shtijnë në dhe pa bërë formalitetet në kësi rastesh).
E treta, nëse besojmë Krajën, ish-gjyqtarin e komunistëve, sa të vdekur të tillë duhet të ketë gjendja civile, meqë na vijnë zgjedhjet jo për gjë…
Natyrisht, për këtë ndodhi mund të vazhdohet të flitet, analizohet, madje një pjesë do të bëjë sikur e pranon atë që këput zonja Kim. Por, nëse nuk pritet fleta e arrestit për Gjushin dhe shefin e tij të hidhet përpjetë zonja Kim, por Reforma në Drejtësi funksionon një mut.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…