Categories: Uncategorized

SPAK mbyll hetimet, akuzat që rëndojnë mbi 6 të pandehurit që tentuan kalonin 1 ton ”mall” drejt Greqisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për 6 persona të akuzuar se tentuan të trafikonin 1074.2 kg, kanabis në Greqi nëpërmjet Pikës se Kalimit Kufitar Kapshticë.

SPAK dërgoi çështjen për gjykim për 6 persona, Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako.

Të lidhura

None found

“Më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice. Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale”

Akuzat

Bashkim Murataj, I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal

Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri, TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, Të AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Penal.

Ne kuader te ketij procedimi penal, gjenden me mase sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, tre prej te pandehurëve, konkretisht shtetasit Gentjan Ramadnai, Adrian Sako dhe Zija Hidri.

Për të pandehurit si më sipër, është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim, pasi më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice.

Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale.

të fundit

Deputeti shqiptar në Mal të Zi mbron Kurtin: Ndalimet janë çështje sovraniteti

Deputeti i Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capuni, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për…

9 seconds ago

Shkupi paralajmëron dezinsektim ajror ndaj mushkonjave në orët e para të mëngjesit

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave…

18 seconds ago

Matura Shtetërore 2026, më shumë dhjeta dhe më pak dështime në Matematikë

Rezultatet e provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.…

7 minutes ago

Dhunë e rëndë në familje në Pogradec, arrestohet bashkëshorti; 73-vjeçarja niset drejt Spitalit të Traumës në gjendje kritike

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e…

17 minutes ago

Dimitrievski: The final outcome is expected on Tuesday, with many alternatives still under consideration

Deri të martën do të dihet gjithçka, atëherë do të kemi epilogun përfundimtar. Shumë ide dhe opsione janë në tavolinë,…

17 minutes ago

The “Safe City” system has led to a 40 percent drop in traffic fatalities

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se vetëm pesë muaj pas vendosjes në funksion të sistemit “Qyteti i…

18 minutes ago