Elbasani është zgjuar nën zhurmën e krismave ditën e sotme nga një tjetër atentat mafioz.
I vrarë ka mbetur Bujar Çela, i njohur ndryshe edhe si vëllai i Talo Çelës, një emër i njohur për policinë dhe botën e krimit.
Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.
Si ndodhën ngjarjet:
Mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.
Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018. Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt.
Si doli në skenë emri i Talo Çelës: Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.
Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.
Këtu nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.
Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…