Categories: Uncategorized

“Sot do të flisnim për dëshmorë”, Hoxha jep detaje nga operacioni i eliminimit të Zhidrut

Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC News foli për ngjarjen e ndodhur ditë e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku pas shumë orësh rezistencë, RENEA vendosi të ekzekutojë 71 vjeçarin Lefter Zhidru.

Hoxha u shpreh se nëse nuk do të ndërhyhej atëherë situata mund të përshkallëzohej dhe pasojat mund të ishin të mëdha.

Gjithashtu ai theksoi se problematikë mbetej fakti se RENEA nuk ishte në dijeni se më çfarë personi kishin të bënin. Sakaq Zhidru ishte një person i rrezikshëm pasi kishte aftësi të mira për të përdorur armën.

“Kishte dy lloje opinionesh, një ishte për zgjidhje përfundimtare për shkak se ka plagosur qytetarë të pafajshëm. Por ndërkohë nuk ka të bëjë fakti se sa vjeç është por aftësi për të përdorur armën.

Në rastin konkret kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Ajo që pamë dje nuk ishte një skenë që mund të zgjidhje shumë lehtë. Synimi ishte që të shpëtohej.

Po ashtu një tjerr reagim ishte që përse u vra dhe nuk u shpëtua, por dua të kujtoj që në SHBA një i ri që vetëm mbante armë nuk u toleruar , pasi në momentin që tentoi të drejtonte armën është kërcënim për qytetarët. Pra nëse personi drejton armën ndaj dikujt tjetër është i rrezikshme. Çfarë mund të bënte tjetër policia kur kishte montuar pesë mina. Pallati ishte pallat i vjetër, pra rrezikshmëria e këtij personi me ato çfarë u gjetën ishte e lartë.

Kallashnikovi është një armë e frikshme. Por gjatë gjithë kohës së negocimit po përgatitej për diçka më të madhe. RENEA nuk e dinte çfarë arsenali kishte sepse do të ndërhynin që në fillim. Sot do të flisnim për dëshmorë të atdheut me atë ngjarje, nëse nuk do të ndërhyhej. Ndjekja e procedurë nga RENEA bëri që ne sot të flasim vetëm për viktimën.

Është një procedurë standarde dhe në bazë të informacionit që mbledh nga vëzhguesit, banorët, snajperë. Duhet të kuptojmë se para se të ndërhyjnë kanë në dorë planimetrinë e godinës, pra e dinë se sa fortësi ka dera…

Sakaq dera duke mos qenë metalike ishte e përshkrueshme nga plumbat dhe ai qëllonte nga brenda dhe grupi i RENEA-s është goditur.

Përgjegjësia e atyre dje ka bërë që ne sot të kemi minimumi e dëmeve”, tha Hoxha.

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

8 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

38 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

46 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago