Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca është prekur nga solidariteti që tregoi Shqipëria me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë Covid-19 .
Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ambasadori Soreca tha se i kanë ardhur qindra mesazhe dhe telefonata nga bashkëkombasit e tij që shprehnin solidaritet dhe ngrohtësi për shqiptarët.
None found
“Unë jam Ambasador i BE-së në Shqipëri por jam edhe italian, me krenari jam italian. Kështu që kam dy kapele nëse mundem ta them kështu. Si italian, si qytetar italian u preka shumë, ndihëm shumë i prekur nga ky gjest që bën autoritetet shqiptare dhe mund t’iu them tani si Ambasador i BE-së që më kanë ardhur shumë, shumë mesazhe, ndoshta qindra mesazhe dhe telefonata nga qytetarë italianë të cilët kanë shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe ngrohtësinë e tyre për Shqipërinë.” – tha Soreca në Përballë.
Vendimi për të dërguar mjekët dhe infermierët drejt Italisë përkoi pak ditë pas celjes se negociatave, detaj ky që për Ambasadorin Soreca është shumë i rëndësishëm.
“ Kur Shqipëria po kalonte vështirësitë, revolucionin e vitit 1991 dhe natyrisht erdhi ai momenti i madh kur patëm migrimin e mijëra e mijëra qytetrëve shqiptarë drejt Italisë unë kam qënë mjaftueshëm i rritur sa për ta mbajtur mend fare mirë atë moment. Kështu që tani më duket se kemi arritur në këtë qark i cili po mbyllet, ku tashmë kemi shkencëtarë shqiptarë, pra mjek apo infermierë që po japin ndihmën e tyre.
Në jemi shumë afër si shtete. Por më lejo të të them si zyrtar i Bashkimit Evropian që mua kjo mu duk kaq kaq e rëndësishme pasi erdhi vetëm pak ditë pas cceljes së negociatave dhe Shqipëria po jep kontributin e saj tashmë në Bashkimin Europian, ashtu sic po bëjne dhe të tjerë.” – theksoi Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në Përballë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar pas gjetjeve të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale në Pejë pavarësisht se ishte në…
MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, NJPB Dellçevë zbardhi disa vjedhje të kryera në markete në…
Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj, për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit…