Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës, në një shkresë zyrtare i është drejtuar Kryesisë së PS, Kryetarit Edi Rama , Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla ku kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të PS-së deri në zgjedhjet e ardhshme.
Propozimi për një emër të tillë në krye të PS-së, Shkodër është firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër të Grupit të PS, dhe 120 anetare te Asamblesë të Partisë Socialistë në Bashkinë Shkodër.
Ato e kanë bazuar këtë emër, në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezulltet pozitive ne Bashkine Shkoder.
Në shkresën e siguruar brenda radhëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shkodrës, thuhet qartë se: në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste , në emër të përfaqësimit tonë brenda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë:
Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale”.
PS e Shkodrës është pa një kryetar, ndërkohe që tashmë kërkesa e socialistëve të Shkodrës pret një përgjigje konkrete nga lidershipi i PS-së për propozimin e ardhur nga baza të cilët kërkojnë Luan Harushën si drejtues të PS-së, Shkodër.
Prokuroria e Posaçme, sekuestroi në nëntor te vitit 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj…
Ditën e djeshme, Atalanta mposhti dje Torinon me rezultatin 2-0 në shtëpi. Tashmë i gjithë fokusi është te Berat Gjimshiti,…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e…
Rëshqitja masive e dherave në bashkinë e Selenicës, ka bërë që banorët e fshatit Bashaj të izolohen prej katër ditësh.…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar publikisht ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e cilësuar atë si një figurë…
Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme. Si pasojë, janë përmbytur stalla…