Sikur të mos mjaftonin plehrat e Tiranës dhe ndotja e madhe që shkaktohet në zonë, tani impianti i Sharrës do të duhet të përpunoojë edhe tonelatat me plehra nga qyteti i dytë më i madh në vend, Durrësi.
Pas disa javësh probleme në Durrës dhe protestave të banorëve të Manzës për djegien pranë banesave të tyre të mbetjeve të këtij qyteti, është firmosur sot marrëveshja mes qeverisë, bashkisë së Durrësit dhe kompanisë koncensionare të inceneratorit në Sharrë, shkruan albeu.com.
Kështu, kamionët do të ngarkohen në Durrës duke bërë dhjetra kilometra mes zonave të banuara për t’u shkarkuar më pas në Sharrë, ku edhe do të përpunohen.
Rrjedhimisht, autoritetet duket se kanë menduar të zgjidhin gjoja në krizë të mbeturinave, siç është ajo për Durrësin për të krijuar një tjetër krizë, tashmë në Sharrë.
Banorët e zonave përreth, por edhe Tiranës tani duhet të durojnë erën edhe kimikatet e çliruara prej plehrave të Durrësit.
Që prej fillimit të problemit të plehrave në Durrës pati dyshime të forta se ajo ishte një krizë e nxitur me qëllim që të silleshin për përpunim në Tiranë me qëllim kanalizimin e miliona eurove nga taksat e qytetarëve tek koncensionari i inceneratorit të Sharrës.
Me marrëveshjen e sotme, këto dyshime u forcuan edhe më tepër. /albeu.com
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…