Pavarësisht marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, mes partive politike, Nard Ndoka thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për zgjedhje të parakohshme.
Në studion e emisionit “360 gradë”, Ndoka tha se reforma zgjedhore do të sjellë zgjedhjet e parakohshme.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka agjendën e përcaktuar.
“E para nuk ka asnjë deklaratë që ne heqim dorë që Rama do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po përgatisim reformën zgjedhore”, theksoi Nard Ndoka.
I pyetur në studio se çfarë do të sjellë reforma zgjedhore, ai u përgjigj:
“Zgjedhjet e parakohshme!”
Më tej, Nard Ndoka sqaroi se kryeministri Edi Rama është i detyruar për të bërë zgjedhje të parakohshme, qoftë edhe lokale.
“Ne nuk e kemi pasur reformë zgjedhore kauzën tonën ne kemi pasur kauzën tonë zgjedhjet e lira. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Edi Rama ka një agjendë përpara:
Ose do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, ose do ta çojë vendin në zgjedhjen e bashkive pas vendimit të gjykatës kushtetutës, ose do ti thonë Edi Rama fuck you”, theksoi Ndoka.
Samiti i Komunitetit Politik Europian ishte rasti për një takim dypalësh midis Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministrit të…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë…
Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak…
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja…
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e…
SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…