Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka zbuluar se maskat që përdoren aktualisht për mbrojtjen e personelit mjekësor në spitalin Infektiv, COVID 1 kanë skaduar që në vitin 2014. Konfirmimin e ka dhënë kompania franceze Machopharma, përmes komunikimeve zyrtare me redaksinë e “BOOM”.
“Maskat në foto janë të vërteta “Macropharma” por me datë skadimi në 2014-ën. Gjithë të mirat, Piere Zurecki”.
Këto maska i janë vënë në dispozicion në formë donacioni Ministrisë së Shëndetësisë nga subjekti i cili ka fituar pak kohë më parë edhe tenderin sekret për materialet mbrojtëse të personelit mjekësor nga COVID 19.
Gazetarja: Kjo është maska që përdor infektivi aktualisht, spitali.
Administratori i kompanisë Farmanet Albania: I kemi bërë donacion ato. Mnistrisë së Shëndetësisë.
Gazetarja: Kur i keni bërë këto donacione?
Administratori i kompanisë Farmanet Albania: Para se të ndodhte e gjithë gjëja. Domethënë ne i kemi dhuruar.
Gazetarja: Çfarë maskash keni çuar aktualisht te infektivi, me këtë tenderin e ri?
Administratori i kompanisë Farmanet Albania: Si nuk kemi çuar. Këto janë një përdorimshe në infektiv.
Përdorimi i maskave të skaduara në frontin e parë të luftës me COVID 19, rrezikon çdo ditë jetën e personelit të spitalit Infektiv, teksa qeveria ka akorduar përmes vendimit 241 të saj, më shumë se 346 milion lekë për blerjen e materialeve mbrojtëse.
Ditët në vijim “BOOM” do të publikojë të tjera prova dhe faktë në lidhje me këtë skandal. /oranews
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…