Grupi parlamentar opozitar “demokrat” ka dorëzuar ditën e djeshme në SPAK, padinë kundër Sandër Lleshajt dhe Olta Xhackës, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Murrizi dhe deputetët Halit Valteri e Arlind Çaçani, në padi e vënë theksin në procedurat e ndjekura në tenderin “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, ku fitues është shpallur “D&E sh.p.k.”, duke mposhtur konkurrencën e dy kompanive të tjera nga Kroacia dhe Turqia.
None found
“Fituesi i paracaktuar, ishte firma ‘D&E sh.p.k.’, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara, dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepë se operatori i klasifikuar si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020, dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020″, thuhet në padinë e depozituar dje në SPAK nga opozitarët parlamentarë.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar “demokrat”, Myslim Murrizi, në daljen para mediave pasi dorëzoi padinë në SPAK, u shpreh se ka besim që drejtësia do të shprehet për këtë rast, ku sipas tij, shkeljet janë flagrante.
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…
Gjilani ka triumfuar në derbin ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim të sotëm…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…