Aksioneri i kompanisë shqiptare, Klodian Mërtiri i cili u përfshi në skandalin në Zimbabve për aferat korruptive me dy tendera në vlerën e 60 milionë dollarëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria e Zimbabvesë është përfshirë në një sërë skandalesh për menaxhimin e situatës së koronavirusit dhe në një prej këtyre ishte edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, i cili në të vërtetë është Klodian Mërtiri, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë, shkruan Balkanweb.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Obadiah Moyo u arrestua por është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ai ka lënë një garanci pasurore 50 mijë dollarë por tashmë ka për t’u përballur me gjqyin.
Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen se kanë dhënë miliona dollarë tendera për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…