Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në emisionin ‘Open’, mbi deklaratën e Ministrisë së Transporteve në lidhje me arbitrazhin e humbur për rrugën Tiranë-Elbasan.
Kryemadhi tha se ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika nuk kanë firmosur për këtë rast. Madje, Kryemadhi sfidoi ministren Balluku që të publikojë në Haxhinasto dhe Xhika kanë firmosur.
‘Ne kur të vijmë në pushtet do të heqim të gjitha koncesionet e oligarkëve.
Se mos bëhet si arbitrazhi, si rruga Elbasan – Tiranë? A mos ka vajtur vetë në arbitrazh qeveria që të ndajë paratë me firmën?
Këtë na e thoni ju…
Ju duhet ta investigoni sepse jeni gazetarë. A keni një përgjigje për deklaratën e ministres Balluku? Të më tregojë firmën Belinda Balluku të Dashamir Xhikës apo të Edmond Haxhinastos për këto dy amendime që ka humbur në arbitrazh.
Kush ka firmosur?
Ka firmosur Afrim Qëndro dhe ka vajtur në arbitrazh për shkak të Arben Ahmetajt sepse nuk kanë bërë rimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimet e rrugës.
Dash Xhikën e mbajtën në burg 9 muaj për çështjen e rrugës së Elbasanit. Dhe e di pse e mbajtën në burg? Se skam folur ndonjëherë, po e flas. Sepse kërkuan 35 milionë euro për rrugën, dhe nuk kërkuan 70 milionë euro, sepse donin t’i vidhnin. Sot, merrini shikojeni pse kanë shkuar në arbitrazh. Kanë shkuar në arbitrazh sepse duan të vjedhin bashkë me firmën, t’i ndajnë bashkë me firmën paratë’.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…