Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërtuar regjistrin online të integruar për të gjitha dëmet e ndodhura për policat e sigurimeve motorike TPL.
Ky regjistër online u mundëson qytetarëve një numër identifikimi unik, që ata të ndjekin procedurën e pagesës së dëmit të tyre. Qytetarët e siguruar me policat e sigurimit motorik, në momentin e aksidentit të ndodhur, duhet të drejtohen pranë shoqërisë së sigurimit për të raportuar dëmin.
Sistemi elektronik pranë AMF-së nxjerr automatikisht një kod me 21 karaktere, me numra dhe shkronja, që fillon me datën e raportimit të dëmit të ndodhur. Këtë numër unik qytetarët e dëmtuar e marrin nga shoqëria e sigurimit, brenda ditës, kur raportojnë dëmin.
Me anë të kodit unik të dëmit, qytetari kontrollon statusin e dosjes për dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit, pra se në cilën etapë të pagesës së dëmit ndodhet shqyrtimi dhe çfarë dokumentacioni duhet plotësuar më tej. Ky regjistër online i integruar i AMF-së dhe shoqërive të sigurimit mundëson komunikimin online të qytetarëve, specifikisht për dëmet motorike, i shtohet Platformës Online të raportimit të ankesave të qytetarëve në AMF e cila është funksionale prej shkurtit 2019.
AMF po punon edhe për ndërtimin e një sistemi tjetër online, ku në bazë të numrit të shasisë do të bëhet listimi i dëmeve të mëparshme të automjetit. Kjo do të shërbejë që qytetarët të njohin historikun e mjetit motorik. Ky informacion mund të gjendet në faqen online të AMF-së https://amf.gov.al/vmws.asp. AMF realizon kështu objektivin e saj kryesor në mbrojtje të konsumatorit dhe investitorit.
AMF informon qytetarët që për problematikat e tyre, mund të kontaktojnë dhe depozitojnë ankesat e tyre pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Rr. “Dora D’istria” Nr. 10, Tiranë, email konsumatori@amf.gov.al ose edhe në faqen zyrtare të Autoritetit https://amf.gov.al/ankesa.asp
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…