Shtetasi turk Selami Simsek, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 18 muaj burg, i konvertuar në 12 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përmes avokatit të tij, Elton Hyseni, Simsek kërkon shuarjen e masës së sigurisë në Apelin e Tiranës.
Afati i paraburgimit për Simsek ka përfunduar të premten që shkoi, ndërsa ka kërkuar edhe azil në Shqipëri, pasi kërkohet nga autoritetet turke.
Kujtojmë se Simsek u arrestua në 8 Korrik të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara.
Çelik është deportuar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë pa mundësi ankimi në Apel. Të dy akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…