Categories: Uncategorized

Simptoma e re e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga koronavirusi

Pacientët e prekur me koronavirus në Britani kanë përshkruar një simptomë të çuditshme të re, një ndjesi pickimi bezdisëse nën lëkurë.

Një grua tha që kishte përjetuar ndjenjën e çuditshme si një pickim gjilpërash.

Të lidhura

None found

Tracy Clark, 49 vjeç, nga Tyneside e Veriut, tha se ajo gjithashtu ndjeu një ngacmim bezdisës si pickim teksa përjetonte simptoma të koronavirusit.

Ajo tha: “Unë e përshkruaj atë në këto mënyra: sikur të jem në një liqen të akullt, si të goditesh nga rrufeja, si kunjat dhe gjilpërat në të gjithë trupin . Nuk kanë dhimbje, por janë tmerruese”.

“Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhimbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund.

Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njejtin spital me mua, kanë përjetuar të njëjtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”, tha ajo më tej, raporton The Sun.

Liam Gardner, 40 vjeç, nga Surrey i tha The Sun se pas katër javësh që i kishin nisur simptomat e koronavirusit, ai kohët e fundit filloi të ndjejë një “shpim” në duar dhe krahë.

Ai tha: “Gishti im tregues dhe gishti i unazës mu mpinë komplet dhe kisha këtë ndjesi ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë duart dhe krahët”.

Nigel Davies, 60 vjeç, nga Chester filloi të përjetojë simptoma pasi u kthye nga një udhëtim në Austri në 14 Mars.

“Kam pasur një kollë dhe dhimbje të fytit, dhe javën pasardhëse kisha aq dhimbje trupi, ethe, dhimbje koke dhe fle gjatë gjithë kohës,” tha ai, shkruan Panorama.

“Por gjëja më e çuditshme ishte lëkura ime, dukej sikur i gjithë trupi im ishte djegur nga dielli dhe madje edhe veshja e një bluze ishte e dhimbshme. Ishte kaq e çuditshme”.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…

24 minutes ago

Serbët e Zubin Potokut kalojnë kufirin drejt votimit në zgjedhjet në Serbi

Autobusë me qytetarë serbë të komunës së  Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, fshat në Komunën e Tutinit në Republikën…

25 minutes ago

French news agency: Protesters demand Rama’s resignation, demonstrators have distanced themselves from political parties, accusations against prime minister…

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) i ka kushtuar një artikull protestës së së shtunës në Tiranë, ku qytetarët dolën në…

28 minutes ago

Weather forecast for October 25, 2026: temperatures fall

Ditën e sotme, e diel 25 Tetor 2026, territori shqiptar do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore relativisht më…

29 minutes ago

Horoscope for October 25, 2026: What the stars have in store for you today

Dashi Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të realizuar planet tuaja. Në dashuri mund të keni një…

29 minutes ago

Agjencia franceze e lajmeve: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, demonstruesit janë distancuar nga partitë politike, akuza ndaj kryeministrit për korrupsion

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) i ka kushtuar një artikull protestës së së shtunës në Tiranë, ku qytetarët dolën në…

47 minutes ago