Categories: Uncategorized

Silva Bino: Shqipëria e arriti pikun nga koronavirusi, të nisë heqja e karantinës!

Drejtorja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, deklaron se Shqipëria e arriti pikun e të prekurve nga koronavirusi. Bino tha se është rritur ndjeshëm numri i të sëmurëve të shëruar dhe shtoi se karantina duhet të nisë të hapet sepse vetëm kështu mund të arrihet imuniteti i popullatës.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë që dha zonja Bino sonte, për Report Tv:

Pavarësisht shifrave që kanë dalë sot në orën 11:00, po pasdite çfarë mund të themi lidhur me situatë? Unë dua të flas në emër të ISHP-së me shifra, rreth orës 21:00 ne përfundojmë të gjitha testimet, por nuk mund të jap të dhëna, por numri i të shëruarve po rritet vazhdimisht. Kemi edhe gjatë ritestimeve do të kemi të shëruar të rinj.

Si paraqitet gjendja e të shtruarve? Kemi disa persona në kujdes intensive, 4 janë në gjendje kritike, të shpresojmë që do të ketë përmirësime.

Çfarë mund të themi për situatën? Karantinimi është masë shumë e mirë, ka luajtur një rol tepër pozitiv. Natyrisht e kombinuar edhe me gjurmimin e çdo rasti. Ne shikojmë që kemi një situatë e cila mbetet e kënaqshme për momentin pavarësisht për numrin e prekjeve këtë moment, shpesh herë nuk mund ti parandalosh 100%. Numri i vdekjeve do të ishte shumë më i madh nëse nuk do të kishim marrë këto masa.

Sa i përket ecurisë, kur mund të arrihet pika dhe çfarë faze jemi? Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe atyre të cilëve kërkojnë kujdes.

Drejt normalizimit kur mund të shkojmë? Ky është një infeksion i ri për të cilat popullatat janë naive, jo të mbrojtura, duhet të ndërtohet imuniteti i popullatës. Karantina nuk e krijon këtë imunitet menjëherë. Gradualisht duke e hapur dhe duke marrë masa të tjera do të ndërtojmë imunitetin e popullatës. Duhet të jemi të durueshëm në gjithçka. Ky është elementi më i rëndësishëm i kësaj pandemie.

Mund të ketë mbërritur më herët koronavirusi në Shqipëri? Nuk mund ta themi, kemi pasur një epidemi gripi që e kemi vërtetuar me mostrat dhe të gjithë elementët, ashtu si Italia dhe e gjithë Europa.

Hipotezat që janë hedhur janë nga njerëz që nuk e njohin këtë punë. Testimi flet për qarkullimin e dendur të gripit. Gjithsesi mund të themi që sëmundja mund të ketë filluar pas fillimit intensiv në Itali, por jo deri në fillim të javës së parë të marsit.

Ndalemi te infektimi i mjekut Kraja, si është gjendja e tij? Media të mos merret me emra të përveçëm pasi rëndon familjet tyre. Profesor Kraja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Vaksinat gjatë viteve ’80-90 mund të na kenë mbrojtur? Janë hipoteza, që për momentin nuk kanë lidhje. Ne duhet të zbatojmë masat mbrojtëse të distancimit social. Nuk mund t’ia faturojmë një sistemi të hipotetizuar imunitar. Të zbatojmë masat dhe të mos mbështetemi në hipoteza.

Të shëruarit kanë shfaqur simptoma të tjera? Ka pasur nga ata që kanë pasur shenjat e sëmundjes. Ata janë të shëruar aktualisht dhe shërimi lidhet edhe me negativizimin.

Një mesazh për ata që nuk i marrin seriozisht masat? Të zbatojnë masat se sigurojnë jo vetëm mbrojtjen e tyre por të gjithë familjen dhe popullin. Thyerja e karantinës nuk është sfidë për qeverinë por për individin./report tv

të fundit

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

18 minutes ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

38 minutes ago

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll…

52 minutes ago

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh…

55 minutes ago

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan…

57 minutes ago

“Kam ndalur luftëra, por Nobel-in s’e marr kurrë!”- Trump: Nuk e fitoj atë çmim edhe sikur të zgjidh konfliktin Rusi-Ukrainë apo Izrael-Iran! Rëndësi ka që bota e çfarë kam bërë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar me ironi dhe zhgënjim lidhur me faktin që, sipas tij, nuk do të fitojë…

1 hour ago