Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për “A2CNN” ka treguar se si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri.
Sipas mjekut bëhet fjalë për 28-vjeçarin i cili ka infektuar edhe të atin.
Pipero tha se pacienti kishte shkuar fillimisht në një spital privat pasi kishte menduar se kishte grip sezonal.
“Personi i parë ka shkuar në një institucion jopublik pasi mendonte se kishte grip. Edhe pse vinte nga Italia, nuk e dimë sa informacion ka pasur në lidhje me mënyrën se si duhet të vepronte.
Më pas, është dyshuar se mund të jetë një rast koronavirusi dhe është nisur menjëherë në kushte maksimale sigurie në Qendrën Spitalore Universitare”, tha Pipero.
Ky i fundit theksoi në vijim se një person i prekur nga koronavirusi është pothuajse e pamundur të dallohet në kufi nëse nuk ka shenja klinike ose nëse vetë ai nuk vetëdeklarohet se vjen nga një zonë e prekur nga virusi:
“Nuk mund të kapet më herët nëse pacienti nuk ka shenja klinike ose vetë pacienti nuk vetëdeklarohet që vjen nga një zonë me intensitet virusi. Në pika kufitare mund të matet vetëm temperatura dhe nëse ka temperaturë, i bëhet një pyetësor personit.
Pavarësisht masave të marra në pikat kufitare, pa shenja klinike nuk identifikohet dot.
Është e rëndësishme që një person të bëjë veprimin më të mirë: të marrë në telefon 127 dhe jo të shkojë në qendër shëndetësore. Kjo, për të shmangur kontaktet me njerëzit”.
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…