Categories: Uncategorized

Si u thye besa, çfarë u zbulua nga biseda e vëllait të Prengës me Rexhepin në Ekuador

Policia e shtetit po vazhdon të zbardhë ngjarjen e ndodhur në 17 janar ku u rrëmbye dhe u eliminua në mënyrë makabre 49 vjeçari Jan Prenga.

Ndërkohë mësohet se vëllai i Jani Prengës, Astrit Prenga, e ka dorëzuar pjesën e mallit që pengmarrësit i kërkonin dhe 700 mijë eurot, por vëllai i tij nuk u dorëzua më as i gjallë dhe as i vdekur.

Të lidhura

None found

Nga rrëfimi i vëllait tjetër të pengut të zhdukur (Anton Prenga), përmendet edhe një shtetas polak. Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin, ai u ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës nga Astriti dhe Gëzim Shullani, se do lirohet pengu.

Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kokainë në Londër, duke e dorëzuar te disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi. Unë nuk e di, shton dëshmitari, se kujt ia dorëzoi vëllai (Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë paund.

Ditën e hënë, në datën 22 janar, pra, pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut, Ndrek Prenga (që gjendet në burg). Brenda dy orësh mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi se vëllai do lirohet. Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur, dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

të fundit

56-year-old from Grad, Delchevo arrested, suspected of illegal hunting

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…

5 minutes ago

Assembly rejects all Left party amendments to 2027 budget

Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…

5 minutes ago

Ben-Meir: $600,000 in US lobbying must deliver concrete results

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

6 minutes ago

Norway faces cyberattack, national identification system targeted

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...] Read…

7 minutes ago

Mirënjohje nga familja Krasniqi për solidaritetin e treguar

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke…

7 minutes ago

Citizen protest in Tirana, march toward Elbasan Road with calls for Rama’s resignation

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

7 minutes ago