Categories: Uncategorized

Si u kërcënua biznesmeni nga celulari në emër të një gruaje nga Librazhdi: Kujdes fëmijët!

Kërcënimi i një biznesmeni në Tiranë nëpërmjet telefonit ka rezultuar i vështirë për tu zbuluar nga prokuroria, që i ktheu fashikujt pas dhe ja dorëzoi policisë për veprime të tjera shtesë.

Biznesmeni me inicialet A.L u kanos dhe është telefonuar pareshtur gjatë nga muaji nëntor 2019 deri në janar 2020.

Të lidhura

None found

Përmbajtja e mesazheve që personat e paidentifikuar i dërgonin sipërmarrësit në fushën e tregtisë ishin paralajmërime për zhdukjen e familjes së tij.

Në një rast A. L u kërcënua se veç familjes në fund do ta vrisnin edhe atë, nëse ai nuk e mbyllte biznesin.

“Vazhdimisht më kërcënojnë se do më rrëmbejnë fëmijët nga shkolla se do më zhdukin mua dhe familjen dhe të gjitha këto kanë vetëm një synim, që unë të mbyll aktivitetin tregtar”- këmbënguli biznesmeni, i cili vuri në dispozicion të akuzës edhe telefonin. Sipas rrëfimit të tij në prokurori, zëri i kërcënuesit i përkiste një burri që fliste me dialekt.

Telefonatat kryheshin nga një numër privat i paidentifikuar, i cili në fund të ditës i raportonte biznesmenit të gjitha lëvizjet e anëtarëve të familjes së tij, dhe rrezikun që u kanosej atyre në rast se ai nuk plotësonte kërkesën për mbylljen e biznesit.

Burimet zyrtare të Top Channel thonë se pas hetimeve të nisura dhe letërkëmbimit me kompanitë celulare, prokurorët arritën të zbulojnë se numri ishte i regjistruar nën emrin e një gruaje nga Librazhdi me inicialet M. Kashiku. e cila jeton në Durrës.

Por nga hetimet rezultoi se ky numër telefoni ishte blerë në tregun e zi, sipas një skeme të përdorur edhe më herët për ngjarje të rënda, ku pas vjedhjes së një numri, kriminelë të ndryshëm e përdorin për kërcënime dhe vendosje gjobash pa u ekspozuar.

Në përfundim për të hetuar se kush qëndron pas kërcënimit të A. L, prokuroria urdhëron policinë që të veprojë në rrugë operative për të zbuluar autorët, duke i lënë një sërë detyrash që duhet të plotësohen brenda pak javësh. /tch

të fundit

Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë diskutohet në Komisionin për Siguri

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë…

7 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në…

7 minutes ago

Transporti urban kërkon TVSH 6% për vitin 2027, kundër propozimit për rritje në 21%

Shoqata Kombëtare e Transportit Urban kundërshton rritjen e propozuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 21%…

15 minutes ago

Avokati i Popullit ngre shqetësimin për ndotjen e ajrit në Kosovë dhe mangësitë institucionale

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…

17 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…

18 minutes ago

Bullgari, mbi 50 automjete përplasen në autostradë; të paktën 10 të vdekur dhe 50 të plagosur (Video)

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…

21 minutes ago