Categories: Uncategorized

“Si ta përballojmë këtë?”, dedikimi prekës pas tragjedisë së çiftit shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur paraditen e 31 dhjetorit në Australi. Një çifti ri shqiptarësh janë qëlluar për vdekje nga babai i vajzës.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.

Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.

Ndërkohë në Facebookun e dhëndrit, ka shkruar Fatima Musait, e cila në një shkrim shoqëruar me disa foto të viktimave thotë se ka humbur vëllanë e saj të vogël dhe nuk po gjen forcë si ta përballojë këtë ngjarje tragjike.

“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë?

E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””. /albeu.com/

të fundit

VIDEO-FOTO/ Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…

20 minutes ago

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…

47 minutes ago

“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…

1 hour ago

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres, Këshilli i Mandateve vendos të hënën fatin e Ballukut

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…

2 hours ago

Tarifat tregtare, SHBA: Marrëveshjet tregtare me BE-në dhe Kinën do të mbeten në fuqi

Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…

3 hours ago

FOTO/ Librazhd, pas dëmtimit të segmentit rrugor dhe shtyllës së Tensionit të Lartë në “Arrat e Gurrës”, shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…

3 hours ago