Kryeministri Edi Rama pranoi se po shqyrtonin një draft për të legalizuar kanabisin për arsye shëndetësore.
Pikërisht për këtë deklaratë, ka folur edhe avokati i njohur Spartak Ngjela i cili si rrallëherë ka qenë pro Ramës.
Madje ai është shprehur se kjo ka qenë një nismë e babit të tij në kohën e monizmit si ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas Ngjelës, Shqipëria në atë kohë do të përfitonte 2 miliardë dollarë nga kultivimi i kanabisit, por ky propozim kishte gjetur kundërshtimin e Enver Hoxhës.
“Nëse do bëhet me ligj, dhe këtë e ka në dorë shteti, por kjo nuk është e re, është shumë e vjetër, se nuk kam si të jem kundër si iniciativë, se ligjin s’e kemi parë. Pasi im atë që ka qenë këtu e 27 vjet ministër Ekonomisë dhe dy vjet ministër i Financave i ka pasur në axhendën e vet bimët medicianale, ku hynte kanabis dhe nja katër bimë të tjera. Ai kërkoi 100 mijë hektarë dhe sipas biznesplanit atëherë, do fitoheshin 2 miliardë dollarë. Ishte 20 mijë dollarë hektari.
Ai dërgoi ekipin e vet, vajti vetë me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektarë dhe Kryeministri ia bëri me shenjë se s’kam ç’bëj, por shko tek Enver Hoxha. Hoxha i tha ‘a jeni në vete apo s’jeni në vete?’. Ai i tha ku t’i çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Sepse donte varfërinë e njerëzve, këtu njerëzit nuk kishin bukë, ai thoshte ku t’i çoj këta para.
Si të jem kundër, kur kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë. Unë nuk mund të jem kundër një iniciative që vjen nga familja ime dhe jam i bindur që kjo duhej bërë me kohë”, tha Ngjela në emision “Top Talk”.
Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…
Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…