Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i pacientëve që po trajtohen në dy spitalet Covid është rritur në krahasim me ditën e djeshme.
117 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.
Ndërkohë po trajtohen edhe 12 pacientë që janë negativizuar nga virusi, por kanë nevojë për shërbim spitalor. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…