Një shqiptar i pajisur me armë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të karabinierëve, në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare.
Shqiptari ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar 2-3 herë në drejtim të makinës së karabinierëve. Policët iu përgjigjen zjarrit, ndërsa më pas nisi ndjekja e gjatë e të dyshuarit, shkruajnë mediat italiane.
Pasi karabinierët e ndoqën gjatë, shqiptari arriti të ikë në një fshat, ku vodhi një skuter të një fermeri lokal, kurse më pas ndaloin një shofer të çastit, pasi e kërcënoi me armë të zjarrit. Ai më pas vodhi Mercedesin e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.
Në këtë vend mori fund ndjekja dhe shqiptari u ndal në kryeqytetin Piceno. Ai mori disa lëndime, kurse u prangos pranë Askolit. Nuk dihet se përse ai u arratis dhe më pas iu përgjigje dhe me armë zjarri, por shqiptari dyshohet për grabitje.
Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Policia italiane ka arrestuar edhe një grua nga Shqipëria, e dyshuar si bashkëpunëtore e shqiptarit. Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar është në kërkim policor./BW
Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale…
Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…
Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku…
Ditën e sotme 6 qershor 2025, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh. Si pasojë e trafikut,…
Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së…