Categories: Uncategorized

Si ndryshon ngjyra e lëkurës në rast infektimi, flet Tritan Kalo

Të gjithë u habitën kur panë mjekët në Wuhan që kishin ndryshuar tërësisht nga infektimi me Covid-19 dhe rasti i tyre u kthye në një nga dilemat më të mëdha në këtë kohë pandemie.

Mjeku Tritan Kalo, i cili është pranë pacientëve të infektuar me Covid për ti dhënë trajtime mjekësore ka folur për ndryshimin e ngjyrës që lëkurës që thuhet se shkakton sëmundja. Në një shkrim në Facebook, Kalo bën të qartë se nuk ka pasur asnjë rast tjetër që e vërteton, përvec mjekëve në Wuhan që pas qëndrimin për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik pësuan ndryshim të ngjyrës së lëkurës nga e bardhë në të zezë.

Të lidhura

None found

Sipas mjekut, hiperpegmetimi i lëkurës në këtë periudhë të vitit lidhet me ekspozimin ndaj diellit, ndërsa në spitalin Infektiv nuk ka pasur raste që e vërtetojnë se koronavirusi ndikon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, megjithatë fton cdo person që ka informacion të japë detaje mbi këtë enigmë.

Postimi i plotë: KOHË KOVIDIANE……15.08.2020….A lidhet HIPERPIGMENTIMI i LËKURËS me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Ka shumë arësye të Hiperpigmentimit të lëkurës në këtë periudhë të vitit….SHKAKU kryesor lidhet me ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve te diellit…..Aknet e fytyrës po ashtu në vëndet e ekzistencës së tyre para shërimit, mundet të lenë njolla të hiperpigmentimit të lëkurës.

Mjekët mendojnë prej mëse një shekulli se një ekspozim i saj ndaj rrezeve Ultraviolet të fytyrës, ndihmon edhe në luftimin e mikrobeve sëmundje-shkaktuese….Po kalimi i Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 a shkakton Hiperpigmentim të saj?…..

Të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Ëuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjëndjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjëndje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar….

Një gjëndje e tillë shpjegohet me një funksion të reduktuar të mëlçisë së dëmtuar në një situatë të tillë….Po personat asimptomatikë apo ata me shënja të pakta klinike nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, a mundet të pësojnë një hiperpigmentim të lëkurës….

NË PRAKTIKËN time me qindra të sëmurë si në Spitalin Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT edhe ata të ndjekur ambulatorisht, NUKU e kam vërejtur një dukuri të tillë….NDOKUSH që ka më shumë njohuri në këtë drejtim, qoftë edhe personazh publik është i mirëpitur të kontribuojë për zgjidhjen e kësaj enigme (?!?!?!)….

Vëllezër e motra, miq e shokë, ju lutem VIJONI të Kujdeseni për veten tuaj në çdo kohë dhe kudo që gjindeni….Sars-Cov2 mbetet një virus sëmundje-shkaktues e jetë-marrës….Politizimet dhe Militantizmi i çdo ngjyre apo të çdo kahu politik në lidhje me Infeksionin Sars-Cov2/Covid-19, sjell vetëm tollovi mendore dhe na hap edhe më shumë shqetsime si Shoqëri dhe si Shëndetësi Publike dhe jo vetëm….Bashkë dhe me Mirëbesim reciprok NE do ja dalim mbanë…Together forever!!!

të fundit

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

4 minutes ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

16 minutes ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

46 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

49 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

49 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

49 minutes ago