Categories: Uncategorized

Si mund të dallohet gripi i zakonshëm nga koronavirusi?

Italia prej pak ditësh është në alarm prej Koronavirusit, kur deri më tani janë raportuar 7 të vdekur dhe mbi 230 të prekur.

Por a ka raste në Shqipëri? Zyrtarisht, deri tani jo.

Silva Bino ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin për të folur për koronavirusin, në një kohë kur rreziku është shumë pranë Shqipërinë.

Mes të tjerash Bino u shpreh se fëmijët rezultojnë më pak të rrezikuarit.

Po ashtu specialistja u shpreh se shenjat e koronavisut janë të ngjashme me ato të një gripi, por ajo që e dallon është historia epidemiologjike, pra udhëtimet në vendet e prekura.

E pyetur nga moderatorja se ka informacione se koronavisuri ka ardhur në Shqipëri por më i dobët se në Itali, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo, ajo që çfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin”.

Çfarë është koronavirusi, pse fëmijët janë të parrezikuar. Ai pacienti zero, çfarë është dhe si duhet të mbrohemi?

“Janë viruse që infektojnë kafshët kryesisht dhe shpesh kapërcejnë nga kafshët te njeriu. Gjatë këtyre janë evidentuar dy koronavirus dhe ky është i treti”, theksoi Silva Bino.

“Një ishte Sars, dhe Mers koronavirus. I pari u evidentua në Kinë dhe burimi ishte një mace e egër dhe pati transmetim nga njeriu te njeriu. Pse kapërcen nga kafshët, kjo ndodh në vende që marrëdhënia me kafshët është e afërt. E ka emrin koronavirus se në sipërfaqen e tij ka disa struktura si kurorë mbretërore”.

“Është një virus që shkakton infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Mersi ka edhe një element të rëndësishëm që është prekja e veshkave. Mendohet që edhe koronavirusi ka një prekje të veshkave. E rëndësishme është se 98% e njerëzve shërohen. Fëmijët nuk preken deri tani.

Deri tani nuk ka pasur as identifikime as siptoma te fëmijët. Kurse mosha e tretë preket se ka probleme të sistemit të frymëmarrjes, preken ata që kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. Njerëzit që vuajnë nga zemra dhe mushkëritë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj këtij virusi që nuk ka as vaksinë”.

Një njeri që mendon se ka grip, çfarë shenje mund të ketë që ta çojë te koronavirusi?

“Nuk ngjajnë kaq shumë. Ajo që thuhet është se perosnat që kanë koronavirus nuk kanë atë rrufën, por edhe një person që ka grip mund të mos ketë rrufë. Ajo që na dallon ne është historia epidemiologjike, pra qëndrimi në ato vende ku ka transmetim komunitar, nga njeriu te njeriu.

Sepse nëse flasim për Francën, Gjermani apo Britani nuk kemi transmetim komunitar. Kemi në Itali, në ato zona”, u shpreh Bino. Sipas saj, vdekshmëria e koronavirusit është 2 për qind.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

37 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago