Categories: Uncategorized

Si kurrë më parë! Noizy tregon si e përbuznin moshatarët e tij në Angli: Nuk e harroj kurrë!

Noizy është i ftuari i parë mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Përballë fëmijëve Noizy ka treguar një anë tjetër të tij, ka ndarë me publikun historitë nga më të ndryshmet që ka kaluar kur ka qënë i vogël.

Të lidhura

None found

Mirëpo një nga gjërat më të vështira me të cilat i është dashur të përballet ka qenë shpërngulja për në Britaninë e Madhe. Ai rrëfeu në emision se kur shkoi në shkollë në Angli, disa moshatarë i kërkuan të largohej nga tavolina pasi ishte refugjat.

“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë.

Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë.

Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina. Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë”, tha Noizy.

Madje reperi rrëfeu në studio se do të kishte dashur të mos ishte larguar kurrë nga atdheu.

“Do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër. Atje filloi rinia, vazhdimi. U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re.

Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”, shtoi më tej reperi.

të fundit

Italian Anti-Mafia report: Albanian groups are cooperating with the ’Ndrangheta and Cosa Nostra, what the Hydra investigation uncovered

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

11 minutes ago

Bardhi accuses SPAK chief of favoring Balluku and reveals the clinic where, according to him, she spent thousands of euros on cosmetic procedures

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

11 minutes ago

81-year-old dies after being struck by a vehicle in Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

12 minutes ago

Parliamentary inquiry committees: an accountability mechanism or a political instrument?

Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e…

12 minutes ago

Ministry of Labour and Family awaits completion of report on social work centres in Peja and Gjilan

Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn. Pas asaj…

12 minutes ago

LDK heading toward a new leadership race, several names challenge Abdixhiku

Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, kanë filluar të…

12 minutes ago