Categories: Uncategorized

Si eliminoi Enver Hoxha kunatin dhe të gjithë miqtë e tij

Pasi mbërrin në majë të pushtetit Enver Hoxha nuk do të kujdesej vetëm të dërgonte në plumb apo në burg bashkëpunëtorët e fashistëve apo edhe kundërshtarët e tjerë. Situata ishte e përshtatshme për të qëruar edhe një numër të madh njerëzish që njihnin të shkuarën e tij aspak të lavdishme, që njihnin bëmat e tij në Korçë apo Tiranë, qoftë në Francë e Belgjikë.

Mes turmës-popull nuk duhet të mbetej asnjë opinionbërës negativ që mund ti dëmtonte imazhin dhe pushtetin. Figura e njeriut që do ti mbushte mendjen pothuaj gjithë popullit, se jo vetëm kishte themeluar Partisë Komuniste Shqiptare, por edhe kishte udhëhequr Luftën kundër fashizmit, duhet të pastrohej nga çdo lloj ndotjeje apo përbaltjeje.

Nga ana tjetër, lista e gjatë e atyre që duhet të heshtnin, me hir, me pahir, apo përgjithmonë, ishte tepër e gjatë, sa duket në përpjesëtim të drejtë me paturpësitë, mëkatet e aventurat e rinisë së Enver Hoxhës.

Ishin miqtë e tij të qejfeve e ahengjeve, që dinin shumë dhe që mund të flisnin, kishte njerëz që nuk e kishin begenisur dhe ndihmuar në ditë të keqe, por kishte edhe disa të tjerë që fati e kishte sjellë të njihnin ndonjë të fshehtë të hidhur të jetës së tij.

Qysh në fillim Enver Hoxha vendoset para një sprove të vështirë.

Ai duhet të vendoste për jetën ose vdekjen e kunatit të vet, Bahri Omari, i cili akuzohej si bashkëpunëtor i fashistëve për shkak se kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm, për pak muaj, në vitin 1944, në një qeveri të konsideruar kuislinge.

Vetë Bahriu kishte besim te zemërgjerësia e kunatit, sidomos për faktin se kishte qenë një nga mirëbërësit më të mëdhenj të tij.

Ai e kishte mbajtur në shtëpi, në Bari të Italisë dhe më pas në Tiranë, ai e kishte njohur me një numër politikanësh nga më të zëshmit e kohës, e kishte mbajtur me të holla, e kishte fshehur kur kërkonin ta arrestonin e të tjera.

Por Enver Hoxha nuk e fali. Ai mori vendimin për ta pushkatuar atë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago