Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se analiza për koronavirusin kushton 150 mijë lekë të vjetra që mbulohen nga shteti.
Bino sqaroi se për kryerjen e saj fillimisht merren mostrat në azën faringale të hundës ose gojës, mbase edhe të gjakut ose më pas edhe të feçes. Më pas dërgohen tek ISHP ku bëhet vlerësimi i tyre.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, sqaroi se ekzistojnë dy raste që janë të vetëizoluar dhe ka besim tek vetëizolimi.
“Kam besim, se në të kundërt këta persona do të ishin shtruar në spital. Pra, kryhet një vlerësim. Ne kemi një armatë të tërë punonjësish të shëndetit publik, që janë mjekë epidemiologë, ndihmës-epidemiologë, që kanë mbaruar shëndet publik ose shkenca të tjera dhe që janë trajnuar, që janë shumë rigorozë dhe të kujdesshëm.
Këta bëjnë një vlerësim, në bashkëpunim me mjekun e familjes apo mjekun e spitalit, sipas rastit, nëse rasti ka nevojë të shtrohet apo ka shenja të lehta, që s’ka nevojë të shtrohet, dhe vë atë maskën në shtëpinë e tij dhe rri në vetëizolim. Nëse nuk do të kishte mundësi, ne do të kryenim shtrimin në spital, sipas shenjave”, tha Silva Bino.
Ajo sqaroi se vetëizolimi është që një person të qëndrojë vetëm në dhomë pasi ka disa shenja të sëmundjes.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…