Categories: Uncategorized

Si asnjëherë më parë, shihet në Nartë shpendi i rrallë për Shqipërinë (FOTO LAJM)

Në këto kohë që njeriu ka ndenjtur larg natyrës, duket se ajo ka gjetur momentin të marrë frymë lirisht.

Në lagunën e Nartës studiuesit kanë hasur si asnjë herë më parë grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).

Të lidhura

None found

Ky lloj është përgjithësisht tepër i ndrojtur dhe kërkon hapësira shumë të qeta dhe që ofrojnë mundësi të mira për t’u fshehur dhe ushqyer. Pa dyshim, edhe pse shumë të vogla, këto hapësira mund të gjenden ende në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe fakti i vëzhgimit të çafkës së purpurt e vërteton këtë.

Vëzhgimi i çafkës së purpurt (Ardea purpurea) është publikuar nga ‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’

Njoftimi

Vrojtime shumë interesante vijnë sërish nga zona e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Studiuesit tanë kanë hasur këtë vit, si asnjëherë më parë në dijeninë tonë, grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).

Ky lloj është përgjithësisht tepër i ndrojtur dhe kërkon hapësira shumë të qeta dhe që ofrojnë mundësi të mira për t’u fshehur dhe ushqyer. Pa dyshim, edhe pse shumë të vogla, këto hapësira mund të gjenden ende në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe fakti i vëzhgimit të çafkës së purpurt e vërteton këtë. Ky lloj aktualisht nuk folezon në vendin tonë por shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti; Vjosë-Narta ofron habitate të përshtatshme që ky lloj të zgjedhë për të ngritur foletë e tij.

Por nëse planet për zhvillimin e infrastrukturës gri në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë vazhdojnë të pandryshuara nga autoritetet përkatëse, qetësia në këtë Zonë të Mbrojtur do të zhduket dhe gjasat që kjo çafkë e mrekullueshme të folezojë këtu në të ardhmen do të reduktohen në mënyrë të ndjeshme.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

4 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

8 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

11 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

11 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

34 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

48 minutes ago