Shpresat se ilaçet kundër HIV mund të vrasin koronavirusin marrin fund pasi nuk kanë dhënë asnjë efekt tek pacientët e infektuar në Kinë. Pacientët morën ilaçin anti-HIV “lopinavir/ritonavir” ose tabletat Arbidol, të cilat nuk bënë asnjë përmirësim tek 86 personat që u përfshinë në studim.
Përveç kësaj, ata raportuan për efekte anësore si diarre, të vjella dhe humbje oreksi. Studiuesit rekomanduan se kjo është arsyeja përse nuk duhet të përdoret si trajtim për Covid-19. Në studimin e tyre, përfshinë vetëm pacientë me formë të mesme të sëmundjes.
Duke cituar “Daily Mail”, bashkëautori i studimit Lingua Li, tha: “Ne kemi zbuluar se as lopinavir/ritonavir, as arbidol nuk mund të sjellin përfitime klinike për pacientët. Madje mund t’i shkaktojnë efekte negative”.
Li shtoi se studiuesit duhet të vazhdojnë punën për të gjetur një ilaç vërtetë efektiv kundër koronavirusit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të shqetësohen se nuk ka ende një ilaç specifik, por të qëndrojnë në izolim dhe të kujdesen për higjienën personale për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin…
SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet…
Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në…
Ka ndodhur sërish. Një tjetër ndeshje në Botërorin e Klubeve është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.…
Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë…