Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se po bëhet gati hapja e spitalit të dytë Covid, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive) si pasojë e shtimit të rasteve pozitive.
Ministrja ka theksuar se në rast se do të vijojë shtimi i rasteve, do të rihapet sërish për të infektuarit dhe spitali Shefqet Ndroqi.
“Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës,i cili do të administrohet nga QSUT”,tha Manastirliu.
Spitalet COVID 3 dhe 4 janë parashikuar të jenë spitale karantinë, ku trajtohen kryesisht pacientë që gjendjen akute dhe janë në fazë rekuperimi.
Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në…
Nick Reiner u diagnostikua me skizofreni vetëm disa javë para vrasjeve të tmerrshme të prindërve të tij, Rob dhe Michelle…
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë…
Alba ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shpërthyer në lot dhe…
Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…